PRAKTIKA PROFESIONALE, PERIUDHA II

🗣️ Njoftim mbi zhvillimin e praktikës profesionale për profesionin e rregulluar të mësuesit për vitin shkollor 2025-2026. ✔️ Regjistrimi do të realizohet nëpërmjet platformës e-Albania. Afati i regjistrimit të kandidatëve që do të zhvillojnë praktikën profesionale për profesionin e rregulluar të mësuesit për periudhën e dytë është: 🗓️Nga data 01.12.2025 - 12.12.2025 deri në orën 23:59 🕣 👨‍🏫👩‍🏫Aplikantët për zhvillimin e praktikës profesionale pasi futen në platformën e-Albania duhet të ndjekin hapat e mëposhtëm: 1. 👤Identifikohuni si qytetar në portalin e-Albania; Zgjidhni shërbimin “Aplikim për zhvillimin e praktikës profesionale (kandidatët për mësues)”; 2. ➡️ Klikoni butonin “Përdor”; 3. ✉️ Aplikanti plotëson të gjithë të dhënat e nevojshme të kërkuara në formular dhe ngarkon dokumentacionin e kërkuar; 4. ☑️ Klikoni butonin “Dërgo”; 5. 🔍 Personi përgjegjës ne ZVAP bën shqyrtimin e aplikimit - Aplikanti njoftohet me e-mail, në kohën që shërbimi ka përfunduar. Suksese të gjithë aplikantëve! ZVAP Lezhë