MINISTRIA E ARSIMIT, SPORTIT DHE RINISË
DREJTORIA E PËRGJITHSHME E ARSIMIT PARAUNIVERSITAR
DREJTORIA RAJONALE E ARSIMIT PARAUNIVERSITAR LEZHË
ZYRA VENDORE E ARSIMIT PARAUNIVERSITAR KURBIN
Laç, më 02.09.2021
NJOFTIM
PËR REGJISTRIMIN E KANDIDATËVE PËR PRAKTIKËN PROFESIONALE
NE PROFESIONIN E RREGULLUAR TË MËSUESIT
PËR VITIN MËSIMOR 2021-2022.
Mbështetur në shkresën me nr. 4689 prot. datë 01.09.2021 të Ministrisë së Arsimit, Sportit dhe Rinisë “Për zhvillimin e praktikës profesionale në profesionin e rregulluar të mësuesit për vitin mësimor 2021-2022”,
Zyra Vendore e Arsimit Parauniversitar Kurbin njofton të gjithë kandidatët që kanë perfunduar studimet universitare në fushën e edukimit (mësuesisë), të aplikojnë për regjistrimin në praktikën profesionale per vitin shkollor 2021-2022.
Kandidatët që do të pranohen në praktikën profesionale për profesionin e rregulluar të mësuesit janë të gjithë ata kandidatë që plotësojnë kriteret e përcaktuara në nenin 57, të ligjit 69/2012”Për sistemin arsimor parauniversitar në Republikën ë Shqipërisë”, i ndryshuar.
Profili ku kandidati do të kryejë praktikën profesionale lidhet me programin e studimit të ciklit të parë.
Afati i regjistrimit të kandidatëve për zhvillimin e praktikës profesionale për profesionin e rregulluar të mësuesit është nga data 13.09.2021 deri më 20.09.2021.
Kandidatët që do të aplikojnë për zhvillimin e praktikës profesionale për vitin shkollor 2021-2022 duhet të dorëzojnë brenda këtij afati prane Zyrës Vendore të Arsimit Parauniversitar Kurbin dosjen me këto dokumenta:
- CV e praktikantit.
- Vërtetim banimi nga njësia administrative përkatëse.
- Fotokopje e noterizuar e dokumentit të identifikimit.
- Fotokopje e noterizuar e diplomës së ciklit të parë dhe të dytë në fushën e edukimit.
- Fotokopje e noterizuar e listës së notave të lëshuara nga institucioni i arsimit të lartë.
- Raporti mjeko-ligjor.
- Vërtetim nga prokuroria që nuk është në ndjekje penale.
- Formularin e aplikimit.
Kandidatët që nuk kanë një prej dokumentave të detyruara të mësipërme skualifikohen nga praktika profesionale.

