Dëgjesë publike e Ministres së Arsimit dhe Sportit

Znj. Lindita Nikolla me mësuesit e Lezhës.

 

Është një nga risitë që Ministrja e Arsimit dhe Sportit znj Lindita Nikolla  po sjell në komunikimin publik, duke dëgjuar drejtpërdrejt mësuesit dhe drejtuesit e shkollave, për  të biseduar për reformat e nisura dhe problemet që hasen për të përmbushur standartet që kërkohen në zhvillimet arsimore.

Mësuesit patën mundësi të ngrenë shqetësimet e tyre  dhe të shprehin mbështetjen për ndryshimet  që po ndodhin në kurrikulat mësimore  në arsimin 9-vjeçar dhe të mesëm, në maturën shtetërore, ne reformën e teksteve, ne arsimin universitar, në stimulimin e nxënësve ekselentë etj.

Ministrja Nikolla u tregua shumë inkurajuese  dhe vlerësuese për punën e mësuesëve, por njëkohësisht u ndal dhe në eleminimin e problematikave që shoqërojne shkollën, si dhuna apo fenomene të tjera. 

Takime të tilla janë shume të mirëpritura nga mësuesit, drejtuesit e shkollave dhe komuniteti për t`i dhënë më shume besim dhe mbështetje figurës së mësuesit.

 Foto nga Takimi