• NJOFTIM

Njoftohen të gjithë praktikantët se afati për dorëzimin e dosjes do të bëhet në periudhën 16.06.2021 – 25.06.2021, pranë Sektorit të Kurrikulës dhe Zhvillimit Profesional.

Intervista do të zhvillohet me datë 01.07.2021, ora 10:00 ne mjediset e ZVAP Lezhë.

 

  • KUJDES

Bazuar në Rregulloren për Organizimin dhe Zhvillimin e praktikave profesionale për profesionin e rregulluar të mësuesit, portofoli duhet të përmbajë:

  • planin lëndor vjetor;
  • objektiva të arritjeve të nxënësve për një kapitull;
  • plane ditore të orëve mësimore (2-3 modele);
  • teste të orëve mësimore dhe të kapitujve (2-3 modele);
  • projekte kurrikulare të zhvilluara me nxënësit (1-2 modele);
  • shembuj të përdorimit nga praktikanti të burimeve të mësimdhënies, përveç tekstit të nxënësit;
  • shembuj të metodave që ka përdorur praktikanti, për të formuar te nxënësit aftësitë e:
  1. komunikimit me gojë dhe me shkrim;
  2. të menduarit kritik;
  3. të menduarit krijues;
  4. të punuarit në grup;
  5. të menaxhimit nga nxënësit, të informacionit mësimor nga burime të ndryshme;
  6. të përdorimit të TIK-ut në mësimdhënie;
  7. të përdorimit të matematikës e gjuhës shqipe në mësimdhënie;
  8. të punës me nxënësit me vështirësi në të nxënë;
  9. të punës me nxënësit me prirje të veçanta;
  • “Raportin e praktikantit” me reflektime mbi përvojat e tij gjatë praktikës profesionale, me sukseset më të spikatura dhe vështirësitë kryesore (sipas shtojcës 6 “Raporti i praktikantit”).

ZVAP LEZHË