- NJOFTIM
Njoftohen të gjithë praktikantët se afati për dorëzimin e dosjes do të bëhet në periudhën 16.06.2021 – 25.06.2021, pranë Sektorit të Kurrikulës dhe Zhvillimit Profesional.
Intervista do të zhvillohet me datë 01.07.2021, ora 10:00 ne mjediset e ZVAP Lezhë.
- KUJDES
Bazuar në Rregulloren për Organizimin dhe Zhvillimin e praktikave profesionale për profesionin e rregulluar të mësuesit, portofoli duhet të përmbajë:
- planin lëndor vjetor;
- objektiva të arritjeve të nxënësve për një kapitull;
- plane ditore të orëve mësimore (2-3 modele);
- teste të orëve mësimore dhe të kapitujve (2-3 modele);
- projekte kurrikulare të zhvilluara me nxënësit (1-2 modele);
- shembuj të përdorimit nga praktikanti të burimeve të mësimdhënies, përveç tekstit të nxënësit;
- shembuj të metodave që ka përdorur praktikanti, për të formuar te nxënësit aftësitë e:
- komunikimit me gojë dhe me shkrim;
- të menduarit kritik;
- të menduarit krijues;
- të punuarit në grup;
- të menaxhimit nga nxënësit, të informacionit mësimor nga burime të ndryshme;
- të përdorimit të TIK-ut në mësimdhënie;
- të përdorimit të matematikës e gjuhës shqipe në mësimdhënie;
- të punës me nxënësit me vështirësi në të nxënë;
- të punës me nxënësit me prirje të veçanta;
- “Raportin e praktikantit” me reflektime mbi përvojat e tij gjatë praktikës profesionale, me sukseset më të spikatura dhe vështirësitë kryesore (sipas shtojcës 6 “Raporti i praktikantit”).
ZVAP LEZHË