NJOFTIM PËR TË GJITHË KANDIDATËT E PORTALIT

“MËSUES PËR SHQIPËRINË” 2021

  • Të gjithë kandidatët që dëshirojnë të ushtrojnë profesionin e mësuesit dhe të marrin pjesë në portalin “Mësues për Shqipërinë” 2021 duhet të dorëzojnë në DRAP Lezhë dosjen për konkurim deri me dt.25.06.2021.

 

  • Kandidati që do të ushtrojë profesionin e mësuesit dhe të marrë pjesë në portalin “Mësues për Shqipërinë “2021 ,duhet të regjistrohet online në portalin #mesuespershqiperine.al deri me datë 25.06.2021.

 

  • Kandidati ngarkon në platformën online dokumentet për konkurim sipas shtojcës 1 të Udhëzimit nr 12. datë 10.06.2021 “ Për procedurat e pranimit dhe të emërimit të mësuesit në një vend të lirë pune në institucionet arsimore publike të arsimit parauniversitar dhe për administrimin e portalit” Mësues për Shqipërinë “ . Një kopje të dokumentacionit të ngarkuar online ,për efekt të vlerësimit të dosjeve e dërgon nëpërmjet postës në DRAP.

 

  • Kandidati, cili ka qënë pjesmarrës në portalin e fundit dhe dëshiron të konkurrojë ,duhet të ngarkojë online dosjen për konkurim ,në të kundërt përjashtohet nga konkurrimi .Një kopje të kërkesës për konkurrim ,sipas shtojcës 4 të këtij Udhëzimi ,kandidati e dorëzon edhe në DRAP brenda datë.25.06.2021 .

 Në portal kandidati zgjedh një nga opsionet:

  1. Aplikoj për herë të parë
  2. Mbart pikët aktuale (dosje + testim)
  3. Pikët e dosjes do të rivlerësohen
  4. Mbart vetëm pikët e testimit

 

  • Në fazën e dytë,” Testim i informatizuar”marrin pjesë kandidatët që janë regjistruar online në portalin “Mësues për Shqipërinë”dhe që kanë kaluar me sukses fazën e parë “ Vlerësim me dosje”.

 

  • Kjo dosje vlerësohet nga një komision i ngritur në DRAP ,I cili administron dhe vlerëson dosjet e kandidatëve sipas përcaktimeve të udhëzimit Nr 12. datë 10.06.2021 “ Për procedurat e pranimit dhe të emërimit të mësuesit në një vend të lirë pune në institucionet arsimore publike të arsimit parauniversitar dhe për administrimin e portalit” Mësues për Shqipërinë “ brenda datës 03.07.2021.