BURSAT për në Shkollat e Botës së Bashkuar

Aplikimet për 2022-2024 janë HAPUR deri në datën 10 Dhjetor 2021!

Proçesi i Aplikimit në UWC Albania

Të drejtat e studimit për në UWC jepen pas një proçesi përzgjedhës me disa faza. Aplikimi që ju do të dorëzoni do të vlerësohet nga nje panel i përbërë nga anëtarë të Komitetit Kombëtar të UWC Albania, ish-studentë të huaj dhe shqiptarë të UWC-së dhe bashkëpunëtorë ndërkombëtarë të UWC-së. Proçesi i aplikimit për të drejtat e studimit 2022-2024 përfshin tre faza:

  1. Formulari i aplikimit dhe dokumentat plotësuese duhet të dorëzohen deri më 10 Dhjetor​​ 2021. Vetëm aplikimet e plota nga kandidatë që i plotësojnë kriteret e aplikimit do të pranohen. Aplikuesit do të njoftohen nëpërmjet e-mailit në dy javët në vazhdim nëse aplikimi është i paplotë ose i pavlefshëm.
  2. Aplikimet do të vlerësohen nga një panel ish-studentësh shqiptarë të UWC-së. Të gjithë aplikantët që kanë dorëzuar formularin online të plotë do të intervistohen nga ish-studentë të UWC-së nëpërmjet Zoom gjatë dy fundjavave në Janar të 2022.
  3. Kandidatët e përzgjedhur do të lajmërohen për të dërguar disa dokumente shtesë dhe do të ftohen për një fundjavë përzgjedhjesh rreth muajit Shkurt 2022. Kjo fazë mund te zhvillohet online prej situatës së pandemisë.

Aplikantët që nuk përzgjidhen për të marrë pjesë në aktivitetet përzgjedhëse të fazës së fundit do të njoftohen nëpërmjet e-mailit. Ky vendim do të jetë përfundimtar dhe për shkak të volumit të aplikimeve, arsyet e mospërzgjedhjes nuk do mund t'i jepen në mënyrë individuale çdo aplikanti.

Gjithashtu, më shumë info mund të gjendet online në linkun:  https://www.al.uwc.org/apliko/proesi-i-aplikimit