Dëgjesë publike e Ministres së Arsimit dhe Sportit
Znj. Lindita Nikolla me mësuesit e Lezhës.
Është një nga risitë që Ministrja e Arsimit dhe Sportit znj Lindita Nikolla po sjell në komunikimin publik, duke dëgjuar drejtpërdrejt mësuesit dhe drejtuesit e shkollave, për të biseduar për reformat e nisura dhe problemet që hasen për të përmbushur standartet që kërkohen në zhvillimet arsimore.
Mësuesit patën mundësi të ngrenë shqetësimet e tyre dhe të shprehin mbështetjen për ndryshimet që po ndodhin në kurrikulat mësimore në arsimin 9-vjeçar dhe të mesëm, në maturën shtetërore, ne reformën e teksteve, ne arsimin universitar, në stimulimin e nxënësve ekselentë etj.
Ministrja Nikolla u tregua shumë inkurajuese dhe vlerësuese për punën e mësuesëve, por njëkohësisht u ndal dhe në eleminimin e problematikave që shoqërojne shkollën, si dhuna apo fenomene të tjera.
Takime të tilla janë shume të mirëpritura nga mësuesit, drejtuesit e shkollave dhe komuniteti për t`i dhënë më shume besim dhe mbështetje figurës së mësuesit.